Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, foli nga konferenca për shtyp para ndeshjes me Deportivo Alavesin. Tekniku francezi i mbylli derën largimit të Viniciur Juniorit dhe deklaroi se ai nuk do të largohet në janar.
Vinicius - "Ai nuk do të largohet, do të vazhdojë të jetë këtu. Tani nuk është koha e tij, por do të vijë. Kam 26 lojtarë dhe më duhet të mos grumbullojë disa prej tyre. Nuk është koha e tij, por duhet të jetë gati kur të ketë mundësinë. Hazard dhe Rodrygo janë me ne dhe kjo ka ndryshuar. Stërvitet mirë, por kam lojtarë të mirë dhe më duhet të zgjedh".
Top i Artë - "Kam më të mirët. Të gjithë lojtarët e mi janë më të mirët".
Pique - "Nuk dua të kompentoj veprimet e tij. Nuk më interesojnë aspak".
Hazard - "Dëmtimi i Hazard nuk është aspak serioz dhe nuk duam të rrezikojmë. Do të shohim në javët në vazhdim".
Bale - "E rëndësishme është që Bale është me ne. Ne jemi me të dhe besoj se dhe fansat. Nuk duhet të ndikojë në paraqitjet e tij kjo situatë".