Flash News

KRYESORE

"Realin e kam refuzuar disa herë", Wenger tregon arsyen

"Realin e kam refuzuar disa herë", Wenger tregon arsyen

Trajneri i njohur francez, Arsene Wenger, qëndroi 22 vite tek Arsenali, duke u bërë një nga trajnerët më jetëgjatë me një ekip, por e mbylli aventurën e tij me “topçinjtë” në fund të sezonit të kaluar.

Aktualisht Wenger është komentator për “beIN SPORTS”, ku në një prononcim, tregoi se në të kaluarën ai ka refuzuar pankinën e Realit të Madridit më shumë se një herë.

“Duhet të them se ndoshta tani opsioni i Realit është diçka e kaluar për mua. E kam refuzuar disa herë në të kaluarën. Nëse pyesni çdo trajner në botë nëse interesohet për të drejtuar Realin, sigurisht ai do të thotë po. Është klubi më i madh në planet. Por, unë isha në mes të një projekti me Arsenalin dhe kisha detyrime, duhej të paguaja diçka mbrapsht. Ne jetojmë me vlera dhe jam i lumtur me zgjedhjen time”, tha Wenger", është shprehur 69-vjeçari për “beIN SPORTS”.

Të fundit