Flash News

KRYESORE

Realizoi testin e COVID-19 për herë të dytë, Emina Cunmulaj tregon rezultatin LIVE

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka realizuar testin e Covid-19 për herë të dytë, teksa nuk ka nguruar ta xhirojë këtë moment dhe ta ndajë atë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar përmes disa videove të publikuara në Instastory, të gjithë procedurën e testimit për të gjithë ndjekësit e saj.

Modelja është shprehur se rezultati ka dalë negativ, teksa thekson se ky është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, shkruan ajo.

Emina në këtë rast ka dhënë edhe një shembull se pandemia Covid-19 është një luftë, për të gjithë ata që mendojnë se është thjesht një shaka.

Të fundit