Flash News

KRYESORE

Rebelët me flokë çupëlinash

Mund t`i kenë flokët me të gjatë se vetë vajzat, por ato lënë kokën për ta. Sepse janë tërheqës, të talentuar, por dhe jo si gjithë të tjerët. E nisim me Antonio Banderas.

Antonio Banderas

“Desperado” apo “Maska e Zorros” ashtu dhe si filma të tjerë të njohur me atë protagonist, nuk kanë kërkuar ndonjë përshtatje të mundimshme për sa i përket pamjes. Të paktën flokët e gjatë kanë qenë të tijat, jo më shumë për filmat sesa si pjesë thuajse e pandarë e look-ut të tij. Bisht ose pas kokës, me efekt të lagur , janë padyshim një shpatë apo pistoletë e machoman-it spanjoll për të pushtuar zemrat.

Johnny Depp

Për disa fanse është joshës i përjetshëm, por për të gjithë është një nga ata aktorët jo vetëm të aftë, por që dhe jashtë një set-i filmi di të tërheqë vëmendjen me stilin e tij unik. Aksesorë, shpesh kombinim veshjesh të parrahura nëpër katalogë, syze, kapele e flokë të gjatë për të plotësuar kuadrin e një djali që bën me kokën e vet.

Rafael Nadal

Flokët e gjatë e kanë shoqëruar spanjollin e suksesshëm. Është një nga tenistët më të mirë në botë dhe kjo sigurisht nuk është pak. Gjithsesi, më tepër se ogur në fushë, ato flokë e bëjnë tërheqës, duke theksuar ngjyresën mesdhetare të portretit të tij. Shto pastaj dhe fizikun e sportistit.

Aras Bulut İynemli

Aras është një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi. Ai u bë i famshëm me rolin e Mert (Umut) në serialin Icerde, momentalisht është protagonist në serianlin “Çukur (Gropa)”. Aras me modelin e flokëve e ka bërë personazhin të cilin e luante të dukej edhe më rebel dhe tërheqës. Konsiderohet si një nga aktorët më simpatik në Turqi.

Të fundit