Flash News

KRYESORE

Redon Makashi: Në fillim do bëhem me fëmijë, pastaj do martohem

Redon Makashi: Në fillim do bëhem me fëmijë, pastaj do

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Redon Makashi, ka qenë i ftuar në emisionin “Pasditja Ime” i cili ka folur për projektet e tij muzikore.

Makashi padyshim që nuk i ka shpëtuar as pyetjes në lidhje me jetën e tij private. Kështu, i pyetur nga gazetari Eraldo Rexho se kur do të martohej, Redoni u përgjigj se  këtë gjë i kërkojnë dhe prindërit. Ai theksoi se ka vendosur të ndjekë shembullin e tyre të cilët në fillim lindën fëmijë pastaj u martuan.

“Po na ikën mosha, por ka ende kohë për tu bërë baba. Prindërit e mi ma kërkojnë non stop duke më thënë se fëmija është mjalti i mjaltit. Jam i sigurt se kur të bëhem me fëmijë ata do më nxjerrin nga shtëpia mua dhe do të merren me të”, ka thënë këngëtari.

Të fundit