Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Reduktohet versioni final i këngës së Bushpepës. Për herë të parë që pas vitit 2013, Shqipëria do paraqitet ndryshe në Eurovizion
Eugent Bushpepa tashmë e ka gati versionin përfundimtar të këngës “Mall” me të cilën do të përfaqësoje Shqipërinë në Eurovizion.
Është publikuar versioni zyrtar i kësaj këngë së bashku me videon zyrtare. Kënga fitoi edicionin e 56-të të festivalit të muzikës shqiptare në “Festivalin e Këngës” në dhjetor. Kënga ishte 4 minuta dhe 30 sekonda, një gjatësi e cila ishte më shumë se sa duhet për të hyrë në Eurovizion. Kështu që kënga është reduktuar në 3 minuta. dhe në skenën e Lisbonës, Bushpepa do këndojë shqip, ashtu siç është punuar dhe në versionin e saj përfundimtar.
Që nga viti 2013, kjo është hera e parë që Shqipëria do të përfaqësohet me gjuhën e saj në shqip, në Eurovizion. Hera e fundit ishte nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, të cilët interpretuan “Identitet” në Malmo.
Në shkrimin e publikuar nga faqja zyrtare e Eurovizionit, thuhet se Eugent Bushpepa është një këngëtar rroku, i lindur në Rrëshen dhe flet po ashtu për gjithë karrierën e tij muzikore.
Kënga mall do të ngjitet në skenë në natën e parë gjysmëfinale në Maj në Lisbonë.
Më poshtë keni versionin final të këngës “Mall”: