Flash News

KRYESORE

Reduktoni 1 cm në bel me treshen magjike

Reduktoni 1 cm në bel me treshen magjike

Me siguri këto kohë po përpiqeni të gjeni mënyra të thjeshta për të rrëzuar kilogramët e padëshiruar dhe për të reduktuar dhjamin e barkut. Por  kur bëhet fjalë për dieta apo ushtrime menjëherë “tërhiqeni”.

Janë dy metoda që kërkojnë kohë dhe për më tepër dëshirë për t’i zotëruar plotësisht. Por, përtej tyre ka disa metoda të tjera të cilat funksionojnë shumë mirë dhe nuk janë kaq stresuese sa 2 mënyrat e përmendura më sipër. Më këtë pije, kilet e tepërta nuk do të jenë më një problem për ju.

Përbërësit:

1 gotë lëng qitro (grapefruit)

2 lugë gjelle uthull molle

1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Shtoni lëngun e qitros në një blender. Hidhni më pas uthullën e mollës dhe mjaltin. Miksojini për 2-3 minuta derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Pijeni përzierjen para drekës ose para mëngjesit çdo ditë.

Ndiqeni këtë trajtim 7 ditë. Një javë më vonë do të shihni që do të keni humbur 1 cm bel.

Të fundit