Flash News

KRYESORE

Reeker: SHBA pret që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat

Reeker: SHBA pret që Maqedonisë së Veriut t’i hapen

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker, që ndodhet për një vizitë në Shkup, konfirmoi lobimin që ai dhe SHBA po bëjnë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat me BE-në gjatë vjeshtës. Në krah të Kryeministrit Zaev, Reeker deklaroi se ky shtet i ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Brukseli.

“Presidenti Trump kërkon që sa më shpejt të mbyllen të gjitha konfliktet rajonale nën shembullin e marrëveshjes së Prespës dhe të ketë stabilitet e siguri në secilin shtet ballkanik. Ju keni shansin më të mirë tani për të vijuar rrugën drejt integrimit në BE. Ekonomia po rritet dhe këtë e tregojnë shifrat, progresi ketu është real”.

Riker shtoi se në një vend demokratik opozita është gjithmonë duhet të marrë përgjegjësitë e saj për të mirën e vendit si dhe duhet të jetë pjesë e procesit të reformave, anëtarësimit të vendit në NATO dhe në hapjen e negociatave me BE-në.

Të fundit