Flash News

KRYESORE

Rëfehet Elhaida Dani: Pas Eurovizionit më kanë vrarë komentet negative

Rëfehet Elhaida Dani: Pas Eurovizionit më kanë vrarë

Elhaida Dani, e ftuar në “Një kat më lart” në emisionin e gazetarit Ermal Peçi, ka folur për herë të parë edhe për eksperiencën në “Eurovizion”. Këngëtarja nga Shkodra prezantoi Shqipërinë me këngën "I am alive”. Fitorja e saj në emisionin e Radio Televizionit Shqiptar u prit shumë mirë nga publiku dhe ishte e vështirë të dëgjoje komente negative për të.

Pas pjesëmarrjes në “Eurovizion”, komentet negative mbizotëruan mbi ato pozitive. Ndonëse nuk kishte folur më herët për këtë, sot Elhaida ka treguar se ato kanë ndikuar shumë, por pavarësisht kësaj, e pyetur nëse do e përsëriste edhe një herë si eksperiencë, Elhaida është shprehur se “Po”.

“Sigurisht i kam ndjekur komentet negative dhe pozitive gjëja që më ka vrarë më tepër ishte se para finales komentet pozitive ishin 90% ama pas finales negativet sikur dolën më tepër në shesh. Dhe kjo gjë sikur më vrau pak pasi ndoshta isha e lodhur fizikisht, emocionalisht, nuk është shumë e thjeshtë që të prezantosh një shtet. Nëse në “The Voice” unë prezantoja veten, në Eurovizion ti prezanton një shtet. Të gjithë kishin pritshmëri të larta, e kam jetuar me emocione shumë të mira dhe unë e mbaj mend si një eksperiencë e mirë, që më ka bërë të njohur dhe më ka dhënë famë përtej Italisë dhe Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Të fundit