Flash News

KRYESORE

“Referendumi është demokracia”, çfarë parashikon Kushtetuta për thirrjen e Metës

Në 22 nëntor (dje), dita kur shqiptarët votuan me referendum Kushtetutën e re në vitin 1998, pas rotacionit politik të vitit 1997, presidenti Ilir Meta u bëri thirrje shqiptarëve që të mbrojnë republikën përmes referendumit.

Pavarësisht thirrjes, juristët kanë nisur të interpretojnë deklaratën e presidentit, çk sipas tyre, ai nuk e përcaktoi qartë nga pikëpamja teknike se çfarë referendumi do jetë dhe për cilën çështje bëhet fjalë konkretisht.

Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën. Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore. Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë.  Referendumi është demokracia direkt dhe në veprim!  Presidenti i Republikës, do bëjë gjithçka që kjo e Drejtë të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë”, deklaroi Meta dje në konferencë, ndërsa theksoi sërish se Kushtetutat kanë lindur në kohë krizash dhe duke shmangur zgjidhjet nga Komisioni i Venecias dhe ndërkombëtarët.

Ndërsa fjalimi i tij ishte fokusuar te mbrojtja e Kushtetutës, sipas nenit 177 për ‘Rishikimin e Kushtetutës’ ‘Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit’, ndërsa në pikën 4 të këtij neni theksohet se ‘Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projekt-amendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend’.

Megjithatë, presidenti me gjasë i është referuar nenit 150 ‘Për referendumin’, ku sipas pikës 1 ‘Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë’.

Megjithatë, edhe pse referendumet e zakonshme bëhen përmes 50 mijë firmave, sërish sipas nenit 152, pika 1 është “Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum’.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë jofunksionale dhe në ngërç edhe më të thelluar pasi mbeti me 4 anëtarë pas shkarkimit të Besnik Muçit, pasi nuk kaloi dot vettingun.

Të fundit