Flash News

KRYESORE

Referendumi në Kurdistan, Erdogan: Eklips truri dhe amatorizëm politik

Referendumi në Kurdistan, Erdogan: Eklips truri dhe amatorizëm politik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka quajtur “amatorizëm politik” referendumin për pavarësi nga autoritetet e qeverisë rajonale kurde në Irakun e veriut të planifikuar për më 25 shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

"Kjo nuk është asgjë tjetër veç se eklips i trurit. Në kuptimin e plotë të fjalës, është amatorizëm politik. Nuk mund të ketë një botëkuptim të këtillë politik", tha Erdoğan në një intervistë të drejtpërdrejt për televizionin turk "ATV".

Lidhur me deklaratën e kryetarit të qeverisë rajonale kurde, Mesut Barzani për mbajtjen e referendumit, Erdoğan tha: “Barzani e di mjaft mirë se çfarë mendimi kemi ne. Deklarata e tij është me të vërtetë shumë e gabuar, sepse ai e di mirë ndjeshmërinë që ne kemi prej vitesh për integritetin territorial të Irakut.”

Ai vuri në dukje se Barzani do ta kuptojë pas takimit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Turqisë dhe Këshillit të Ministrave, më 22 shtator, se sa e ndjeshme është çështja për Turqinë.

“Hapat e hedhura aktualisht, deshëm ose nuk deshëm, na kanë detyruar të hyjmë në një proces të ri vendimarrjesh”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se shqetësimin e tyre për integritetin territorial të Irakut e ndan edhe Irani.

“Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Sigurisë dhe qeverisë, edhe Turqia do ta shpalosë haptazi vendimin e saj. Irani tashmë ka shpalosur vendimin e tij mbi këtë çështje”, tha Erdoğan.

Kurdistani, ‘shteti’ që rrezikon ekzistencën e Turqisë siguron njohjen e parë ndërkombëtare

Të fundit