Flash News

KRYESORE

Referendumi në Maqedoni/ Përfundon numërimi i votave, dalin rezultatet

Referendumi në Maqedoni/ Përfundon numërimi i votave, dalin

Janë numëruar  të gjitha votat e referendumit në Maqedoni, ku votuan 666 mijë e 743 qytetarë apo 36.91 përqind e popullit të Maqedonisë.

Për pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, 609.813 persona apo 91.46 përqind e votuesve votuan pro, ndërsa 37 mijë e 700 apo 5.65 për qind votuan kundër.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se marrëveshja e arritur me Greqinë, për ndryshimin e emrit, do të çohet për votim në Parlamentin e Maqedonisë.

Të fundit