Flash News

KRYESORE

Referendumi për abortin në Irlandë, Facebook bllokon reklamat e huaja

Referendumi për abortin në Irlandë, Facebook bllokon reklamat e

Facebook ka bërë me dije ditën e djeshme se do t’i bllokojë reklamat e huaja për referendumin e ardhshëm të Irlandës mbi abortin.

Referendumi që mund ta shfuqizojë Amendamentin e Tetë në Kushtetutën e Republikës së Irlandës, do të mbahet më 25 maj dhe mbështet rregulla strikte rreth abortit.

Kjo do të thotë se Irlanda e ndalon gati plotësisht abortin, me përjashtim rastet e përdhunimit ose incestit.

Në muajin prill, komisionarja për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, Helen Dixon, ka thënë se është e mundur që aktorë të huaj të përpiqen të ndikojnë në referendum.

Ditën e djeshme Facebook ka ndaluar të gjitha reklamat e huaja.

Në Irlandë ka pasur shqetësime dhe më parë se reklamat e huaja mund të ndikojnë në rezultatin e votimit dhe për këtë arsye Facebook do të ndjekë një politikë të tillë edhe për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Irlandës.

Të fundit