Flash News

KRYESORE

Referendumi përfundon në paqe, Turqia kërcënon publikisht me luftë Kurdistanin

Referendumi përfundon në paqe, Turqia kërcënon publikisht me

Disa minuta më parë janë mbyllur në rajonin e Kurdistanit të gjitha qendrat e votimit për referendumin e pavarësisë. Mediat e huaja raportojnë se referendumi është zhvilluar në paqe në të gjithë rajonin dhe nuk është shënuar asnjë incident serioz.

Rezultatet nuk janë bërë ende publike, por besohet se qytetarët kanë votuar në masë në favor të krijimit të shtetit të ri.

Vetëm pak orë përpara se të mbyllej votimi, Turqia ka bërë kërcënimin e parë publik për luftë ndaj Kurdistanit.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu ka deklaruar se Turqia do të kundërpërgjigjet me operacion ushtarak në rast të ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të administratës rajonale kurde të Irakut (KRG) ndaj turkmenëve.

“Në rast se vjen deri tek ndonjë ndërhyrje ndaj vëllezërve tanë turkmenë, atëherë Turqia do të ndërmarrë operacion ushtarak”, ka thënë Çavusoglu nga Nju Jorku.

Të fundit