Flash News

KRYESORE

“Reforma e energjisë dëmtoi të varfërit”, Vasili: Çfarë thotë Banka Botërore

“Reforma e energjisë dëmtoi të varfërit”,

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në Facebook shprehet se reforma e  energjisë elektrike e ndërmarrë nga qeveria ka dëmtuar të varfërit, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po rri duke vështruar situatën.

Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Vasili shprehet se, “ arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind”.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Banka boterore thote qe Reforma e energjise elektrike demtoi te varferit dhe kryeministri rri e veshtron.

Ja cfare thote Banka Boterore:

"Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind," thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Te varferit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria.

Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijera te varferve nga qeveria.

Minimumi biologjik thene thjesht fare minimumi i ushqimit ditor per mijera shqiptare nuk sigurohet nga qeveria.

Nuk ulet TVSH e artikujve te shportes thene thjesht ushqimeve baze per mbijetese,por eshte kater here me e larte se vendet me te fuqishme e te pasur te Europes.

Te varferit dhe shtresat ne nevoje po perballen me mbijetesen dramatike te pamundur dhe kryeministri rri e veshtron.Lum ai...

Të fundit