Flash News

KRYESORE

Reforma e pensioneve, ndryshon mosha por jo pagesa

Reforma e pensioneve, ndryshon mosha por jo pagesa

Ligji i ri parashikon çdo vit rritet me dy muaj, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032 për gratë dhe , për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Ndërsa pritet rritja e pensioneve, sipas premtimeve elektorale, ajo që ndryshon është rritja e moshës. Një grua, aktualisht duhet të jetë 60 vjeçe e 6 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit. Rritja e moshës prek vetëm gratë, të cilat përgjatë gjithë vitit 2017 do të dalin në pension pikërisht në moshën 60 vjeçe e 6 muaj dhe jo 60 vjeçe, që parashikohej në ligjin e vjetër. Kjo pasi, me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2017 duhet të ketë 36 vjet e 2 muaj. E njëjta logjikë vlen edhe për femrat, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë.

Të fundit