Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reforma në drejtësi/ Amnisti për zyrtarët të cilët rrëfejnë aferat e kolegëve
Në fund të muajit korrik hyn në fuqi një nga ligjet më të rëndësishme në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, i cili do të jetë baza e veprimtarisë së institucioneve të reja, që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin në nivele të larta.
Bëhet fjalë për paketën e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, e cila përcakton rregulla dhe procedura të reja për dëshmitarët, përgjimet, kontrollin e banesave, hetimin, gjykimin dhe ndëshkimin e korrupsionit elitar, duke parashikuar veprimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme.
Ndryshimet janë miratuar në mars të këtij viti, por ligjvënësit shqiptarë vendosën që procedurat e reja penale të hyjnë në fuqi në datën 1 gusht 2017. Paketa që hyn në fuqi pas katër ditësh ka ndryshuar nenin 37/a të Kodit në fuqi, duke përjashtuar nga dënimi të pandehurin që akuzohet për një krim, nëse ky i fundit rrëfen aferat e kolegëve të tij dhe të gjitha pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve.
Aplikimi i këtij neni, duke përfshirë edhe dëshmitarët anonimë, pritet të hapë një kapitull të ri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në kushtet kur në krye të kësaj lufte nuk do të jetë më prokuroria aktuale, por Byroja e Hetimit bashkë me Prokurorinë Speciale. “Në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë, prokurori i kërkon gjykatës uljen e masës së dënimit ose përjashtimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë nga dënimi. Kur marrëveshja lidhet në fazën e ekzekutimit të vendimit, kompetenca për të shqyrtuar kërkesën e prokurorit i përket gjykatës që ka dhënë vendimin. Ulja e masës së dënimit ose përjashtimi prej tij çmohen në përpjesëtim me kontributin e dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë për faktet dhe rrethanat që tregohen”, parashikon pika katër e nenit 37/a.
Bashkëpunimi me drejtësinë Kodi i ri i Procedurës Penale parashikon që i pandehuri që akuzohet për një krim që dënohet në maksimum jo më pak se 7 vjet burgim, të kryer në bashkëpunim ose për një nga veprat penale të parashikuara nga shkronja “a”, e paragrafit 1, të nenit 75/a, të këtij Kodi, mund të fitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me prokurorin. Marrëveshja që përmban kushtet e bashkëpunimit mund të lidhet në çdo gjendje dhe fazë të procedimit, edhe pasi vendimi penal ka marrë formë të prerë dhe është vënë në ekzekutim. “Marrëveshja nënshkruhet kur i pandehuri dëshmon pa asnjë rezervë apo kusht për të gjitha faktet dhe rrethanat që ka dijeni për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtarinë kriminale.
Dëshmia e tij duhet të jetë provë vendimtare fajësie, në drejtim të provueshmërisë së fakteve dhe të autorësisë së tyre, si dhe për parandalimin e krimeve të rënda dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. I pandehuri, në dëshminë e tij, duhet të identifikojë të gjitha pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve. Të dhënat e mësipërme duhet të jepen brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjes”, thuhet në nenin 37-a të ligjit. Po ashtu, bashkëpunëtori i drejtësisë ka të drejtë të kërkojë mbrojtje të posaçme për vete dhe për familjen e tij, sipas legjislacionit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Veprat penale Në paragrafin e parë të nenit 75/a, përfshihen veprat penale: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike etj. Pra, ndryshimi synon të stimulojë të akuzuarit për korrupsionin aktiv dhe pasiv, për të dëshmuar rreth rolit të bashkëpunëtorëve të tyre në praktikat korruptive. Në kodin në fuqi, bashkëpunimi ishte kufizuar vetëm për vepra të rënda, duke përjashtuar veprën penale të korrupsionit. Zbatimi i Kodit të ri vjen disa ditë pas raportit të DASH, i cili kërkon ndëshkimin e korrupsionit në nivele të reja. Parashikimi Paketa që hyn në fuqi pas katër ditësh ka ndryshuar nenin 37/a të Kodit në fuqi, duke përjashtuar nga dënimi të pandehurin, nëse ky i fundit rrëfen aferat e kolegëve të tij dhe të gjitha pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve. Rrëfimi I pandehuri mund të rrëfehet për veprat penale: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike etj. Veprat penale të cilat mund të dëshmojë i pandehuri Neni 245 –
Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për veten e tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Bien afatet kohore, hetim krimeve shtetërore që nga ’91 Bien kufizimet kohore sa i takon hetimit dhe gjykimit të veprimtarive të paligjshme të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve në Shqipëri.
Institucionet e reja anti-korrupsion, konkretisht Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme, mund të hetojnë rolin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve më të lartë në Shqipëri që nga rënia e regjimit komunist. Kështu parashikojnë ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, të cilat janë sanksionuar në Kushtetutën e ndryshuar në mesin e viti 2016. Sipas parashikimeve të terja, presidenti dhe ish-presidentët, kryeministri dhe ishkryeministrat, ministri dhe ish-ministrat, deputeti dhe ish-deputetit, drejtues të institucioneve dhe ish-drejtues të institucioneve, mund të hetohen nga Byroja Kombëtare e Hetimit për të gjitha veprimet e paligjshme gjatë 27 viteve të fundit.
Neni 48 i Kodit të ri të Procedurës Penale, që ndryshon nenin 75/a në fuqi, parashikon që kompetencat e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të
Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj si dhe akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Ngjarjet që mund të hetohen Referuar veprave penale në kompetencë të institucioneve të reja anti-korrupsion janë disa ngjarje të rënda, të cilat kanë shënjuar trajektoren e pluralizmit shqiptar, që mund të hetohen apo rihetohen, për t’u referuar më pas në Gjykatën Speciale. Paketa e veprave penale përfshin ngjarjet e ’97, grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, shpërthimin vdekjeprurës në Gërdec, vrasjet e 21 Janarit, skandalin me Rrugën Durrës-Kukës, tentativën për t’i falur detin Greqisë etj. Për të gjitha këto ngjarje, protagonistët kryesorë ose nuk janë përjashtuar nga hetimet e prokurorisë ose i kanë shpëtuar drejtësisë me procedurë, siç ishte rasti me skandalin me Rrugën Durrës-Kukës apo me Gërdecin. Në objektin e institucioneve të reja që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të reja përfshihen rreth 40 vepra penale, të cilat përfshijnë edhe ngjarjet në fjalë.
Përgjimet
Kodi i ri parashikon që me kërkesën e prokurorit, gjykata autorizon përgjimin me vendim të arsyetuar, kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara dhe kur në ngarkim të personit ekziston një dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se ka kryer një vepër penale. Në vendimin e gjykatës për përgjimin e fshehtë, fotografik ose me video, ose për përgjimin e bisedave në vende private mund të autorizohet oficeri i policisë gjyqësore ose specialisti i kualifikuar për të hyrë në këto vende, në mënyrë të fshehtë, duke vepruar në përputhje me vendimin.
Ky autorizim duhet të zbatohet brenda 15 ditëve. Në regjistrin që mbahet në prokurori shënohen aktet që urdhërojnë, autorizojnë, vleftësojnë ose zgjasin përgjimet, si dhe fillimin e mbarimin e veprimeve të çdo përgjimi. Përgjimet parandaluese Bazuar në ligjin e ndryshuar për përgjimet, nuk do të ketë asnjë kufizim për përgjimet parandaluese. Në çdo ambient që do të frekuentohet nga zyrtarët e dyshuar për korrupsion dhe njerëzit e krimit, duke përfshirë zyrën, lokalet e preferuara, shëtitjet, dhomat e banesës, makinën etj., do të vendosen pajisje përgjimi dhe kamera të fshehta survejimi. Përgjimi i bisedave telefonike dhe bashkëbisedimeve në ambiente private dhe publike të të dyshuarve për praktika korruptive apo për çdo vepër tjetër penale, në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe të Gjykatës Speciale, do të mundësohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Në kuadër të luftës antikorrupsion, ligji zgjeron objektin e përgjimit, duke përfshirë sinjalet, shkrimet, fotografitë, të dhënat audio-vizuale dhe çdo lloji tjetër informacioni të marrë ose transmetuar nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik, sjelljet, veprimet dhe bisedat e kryera në vendet private dhe publike. Ligji zgjeron edhe kuptimin e termit ‘përgjim’, duke përfshirë jo vetëm regjistrimin e bisedave, por edhe videot e survejimit të fshehtë, të mjediseve private dhe publike si dhe dëgjimin e regjistrimit të fshehtë të bisedave në mjediset private dhe publike. Sa i takon ambienteve private, ligjit u jep të drejtë hetuesve të Byrosë Kombëtare të kërkojnë vendosjen e pajisjeve të përgjimi, sipas mundësive, në çdo ambient, madje edhe në dhomat e gjumit, në funksion të efikasitetit të hetimeve. Vendosja e pajisjeve do të mundësohet nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, me anë të metodave dhe praktikave të tyre. Shqiptarja.com
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38