Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Reforma në drejtësi, ekspertët: Me Shqipërinë po bëhet eksperiment; politikanët po shpëtojnë veten
Juristi Sokol Hazizaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News është shprehur se Shqipëria është një vend eksperimental, pasi nuk ka asnjë vend që ka një kohë kaq të gjatë pa Gjykatë Kushtetuese.
“Unë mendoj se jemi në një vend kur mund të trajtohemi si vend eksperimental. Nuk mendoj se ka ndonjë vend që për një vit të tërë të mos ketë Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka një vend për një kohë kaq të gjatë të ketë prokurore të përkohshme. Nuk do të kemi gjykatë Apeli. E ka thënë ai i ILDKP-së. Si mund të ndodhë në një vend ku nuk ka gjykatë Apeli. Eksperiment. Edhe kjo është e ardhmja”, tha Hazizaj.
Edhe avokati Genc Gjokutaj thotë se politika përdorin kodin mafioz me drejtësinë.
“Politika në Shqipëri përdor kodin mafioz. E përdori drejtësinë, tani po e spastron sepse di shumë. Pa një politikë të re, nuk ka drejtësi të re. Mekanizmi do të vazhdojë të veprojë. Kjo është objektive. Një zog nuk fluturon pa kontrollin e politikës, jo më gjyqtar. Kjo politikë e vjetër nuk mund të lindë një drejtësi të re. Vullnet nuk ka. Kjo bëhet për të shpëtuar veten. Gjyqtarët që dinë shumë do të largohen dhe të vijnë të rinj që besojnë”, ka deklaruar Gjokutaj.