Flash News

KRYESORE

"Reforma në drejtësi, gërmadhë që qelbet erë", Bushati: Është "patatja e nxehtë” që askush nuk do ta mbajë në dorë

"Reforma në drejtësi, gërmadhë që qelbet

“Reforma në Drejtësi është një ‘patate e nxehtë’ që askush nuk do ta mbajë në dorë”, kështu është shprehur analisti Andi Bushati. Në një intervistë për “Open”, Bushati është shprehur se njerëzit janë bërë tepër mosbesues rreth efektivitetit të kësaj reforme.

“Nëqoftëse të huajt kanë dështuar me këtë si do na e vënë ne kusht, për mua është një dështim i madh, patate e nxehtë që askush nuk do ta mbajë në dorë.

Ambasadorja amerikane tha se ka probleme, por po të shohësh në sondazhe ka rënë ai miti që 99 për qind e shqiptarëve e duan dhe besojnë, tani rrezik as 50 përqind nuk mendojnë më ashtu”, tha ai.

Më tej, analisti ka folur me tone të ashpra gjatë debatit referuar ecurisë së saj. "Prisnim njerëz normal dhe solli njerëz që betohen poshtë Lanës", ka thënë me ironi Bushati.

"Reforma në drejtësi është një gërmadhë që po qelbet erë, po vazhduam të themi që po ecën po gënjejmë shqiptarët. Prisnim njerëz normal dhe solli njerëz që betohen poshtë Lanës. Edhe ambasadorët mediokër të Tiranës që e përshëndetën", shprehet ai.

Të fundit