Flash News

KRYESORE

Reforma në drejtësi, Meta refuzon të hedh shortin për KED: Ka vakum ligjor

Reforma në drejtësi, Meta refuzon të hedh shortin për KED:

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e hedh shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mësohet se me anë të një letre drejtuar Kuvendit, kreu i shtetit shkruan se ka vendosur të mos e hedh shortin për shkak të vakumit ligjor.

“Duhet të ndërhyni në ligj. Në të kundërt hidheni vetë shortit sipas precedentit të vjetshëm”, mësohet se thuhet ndër të tjerash në letrën e Metës.

Presidenti ka afat deri në datën 5 dhjetor për të hedhur shorin dhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh atëherë do të jetë Kuvendi ai i cili do ta ushtrojë këtë kompetencë.

Shorti në Kuvend do të hidhet pas datës 5 dhjetor dhe pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pak ditë më parë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, dorëzoi në Presidencë listën me dy emra të KED.

 

Të fundit