Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi pa rezultat, rriten me 10% çështjet e pashqyrtuara

Reforma në Drejtësi pa rezultat, rriten me 10% çështjet e

Reforma në Drejtësi duket se nuk u ka sjellë shqiptarëve ende drejtësinë e premtuar. Kolegji i Lartë Gjyqësor ka paraqitur pranë Kuvendit raportin vjetor ku të dhënat statistikore për vendimet e dhëna dhe ato të mbartura tregojnë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri vijon të jetë me probleme.

Sipas raportit në 2018-ën, publikuar nga gazeta ‘Panorama’, janë rritur me 10% çështjet e mbartura. Situata duket më e rënduar në analizën e bërë nga KLGJ-ja në 2017-ën.

Sipas këtij raporti, dosjet e mbartura nëpër gjykata për vitin 2019 arrijnë në 75.803 dhe se eficenca e gjyqësorit në Shqipëri ka ardhur në përkeqësim.

Të fundit