All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Reforma në drejtësi, premtime të pambajtura për organet e reja

Reforma në drejtësi, premtime të pambajtura për organet e
All - Paragraf - 1

Një prej tipareve të ligjërimit politik mbi reformën në drejtësi gjatë 2019 ishin deklarimet jo koherente dhe premtimet pa sens lidhur me periudhën kur do të krijoheshin organet e reja të reformës në drejtësi, sidomos zgjedhja e SPAK, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

All - Paragraf - 3

Instituti i Studimeve Politike (ISP), në raportin “Reforma në Drejtësi: Bilanci 2018-2019 – Monitorim, Analizë, Problematika“, ka arritur në përfundimin se aktorët e reformës kanë gabuar sa i përket afatit të krijimit të organeve të reja.

Pothuajse të gjithë individët që kanë bërë deklarime lidhur me afatet kur do të krijohen, - përfshirë kryeministri, Ministri i Drejtësisë apo edhe drejtuesit e KED, KLP e KLGJ, kanë gabuar në deklarimet e tyre.

“Më optimistët e parashikonin zgjedhjen e institucioneve të reja në mars-prill dhe më pesimistët në qeveri e parashikonin procesin në qershor –korrik 2019. Në fakt, jemi në prag të shtatorit 2019 dhe asnjë prej institucioneve të mësipërme ende nuk është zgjedhur dhe në rastin më të mirë zgjedhja e tyre do të bëhet përpara dhjetorit 2019.

Premtimet publike dhe afatet optimiste ndikuan në mbajtjen “gjallë” të entuziazmit për produktet e reformës, por në të njëjtën kohë treguan nivelin kritik të profesionalizmit dhe koherencës nga zyrtarët më të lartë (përfshirë të drejtësisë së re), si dhe qasjen jo realiste që politika, qeveria dhe institucionet kanë ndaj përgjegjësive të tyre për reformën në drejtësi dhe produktet e saj finale.

Deklarime të tilla meritojnë edhe seancë dëgjimore / hulumtim tjetër me vetë protagonistët, - p.sh, nga Komisioni i Monitorimit të Reformës në Kuvend, për t’i pyetur se çfarë nuk ka funksionuar që nuk janë respektuar afatet ose përse kanë dhënë afate publike.”, shkruhet në raport.

Të fundit