Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi, sot zgjidhen 8 anëtarët e parë të SPAK

Reforma në Drejtësi, sot zgjidhen 8 anëtarët e parë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të votojë sot tetë anëtarët e parë të SPAK, Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Bëhet fjalë për prokurorët e renditur si më poshtë:

➢ Altin Dumani,

➢ Arben Kraja,

➢ Behar Dibra,

➢ Edvin Kondilli,

➢ Elida Celami(Kaçkini),

➢ Ened Nakuçi,

➢ Enkeleda Millonai,

➢ Klodian Braho

Po ashtu, në rend dite është parashikuar edhe shpallja e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, si dhe miratimi i metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.

Të ftuar në këtë seancë që pritet të zhvillohet në orën 12.00 do të jenë prezent edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

 

Të fundit