Flash News

KRYESORE

Reforma në drejtësi, Taulant Balla: Javën tjetër mbyllen të gjitha procedurat

Reforma në drejtësi, Taulant Balla: Javën tjetër mbyllen

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se deri javën tjetër do të mbyllen të gjitha procedurat dhe aktet nënligjore për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e grupit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Balla tha se këto procedura mbyllen më 9 maj, që përkon edhe me Ditën e Evropës.

“Më 9 maj, në Ditën e Evropës, mbyllim të gjitha procedurat dhe aktet nën ligjore të reformës në drejtësi”, u shpreh Balla.

Ndonëse u bën disa vite nga miratimi i paketës së reformës në drejtësi, krijimi i institucioneve më kryesore të drejtësisë së re janë bllokuar nga edhe nga Parlamenti. Institucionet që nuk po krijohen ende janë SPAK-u dhe BKH, që do të hetojnë pikërisht parlamentarët dhe Qeverinë, sa i përket korrupsionit dhe lidhjes me krimin e organizuar.

Ndërkohë, Shqipëria ka disa muaj që ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, duke shkaktuar probleme të shumta në funksionimin e shtetit.

Të fundit