Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
"Reforma nuk është monopol i partive politike", Komiteti Shqiptar i Helsinkit akuza Këshillit Politik për mungesë transparence
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas dështimit të Këshillit Politik për arritjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore brenda afateve kohore, pavarësisht presionit ndërkombëtar.
Përmes një deklarate për mediat, ky Komitet ka kritikuar Këshillin Politik për mungesë transparence, me përjashtimin nga konsultimi shoqërinë civile dhe grupet e interesit.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike. Me krijimin e Këshillit Politik, u shmang çdo konsultim me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit. Në fakt u veprua në mënyrë të mbyllur, me përjashtim të deklaratave verbale të bëra në media, nga përfaqësues të këtij Këshilli”, shkruan KSHH.
KSHH i kujton partive politike se “gjithëpërfshirja dhe konsultimi janë të domosdoshme dhe të rëndësishme për një reformë zgjedhore të plotë, të gjithëanshme dhe në përputhje me standartet”.
Sipas “Helsinkit”: “praktika e ndjekur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore nuk ka qenë një praktikë e drejtë, pavarësisht nga qëllimet e mira që Reforma Zgjedhore të përfundonte sa më shpejt”.
Institucioni thekson se “pjesmarrja e qytetarëve në konsultimin publik tregon nivelin e demokratizimit të vendit”.