Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Votimi elektronik prioritet kryesor i PD-së

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për Ora News në lidhje me reformën zgjedhore. Ai tha se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për votimin elektronik.

“PD e ka prioritet absolut teknologjinë në zgjedhje. Teknologjia është instrumenti më i rëndësishëm që do bënte transparente blerjen e votës. PS kërkon të ruaje status quonë për të përdorur kriminelet që të blejë zgjedhjet. PD nuk do e toleroje heqjen nga prioriteti i votimit elektronik” u shpreh Bylykbashi.

Deputeti i PD-sw  tha se sistemi zgjedhor është në tryezën e Komisionit duke theksuar se do koordinojë qëndrimin me të gjitha aleatët e saj dhe LSI.

“T'i japim zgjidhje shitblerjes së votave pasi pa zgjidhur këtë çdo sistem dështon. Edhe ndërkombëtarët po e mbështesin votimin elektronik”, deklaroi ai.

Të fundit