Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Reforma Zgjedhore/ Dështimi i marrëveshjes deri në 31 maj, reagimi i fortë i Yuri Kim: Ndal vendosjes së kushteve të reja dhe të pazbatueshme
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një mesazh për Këshillin Politik, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për reformën zgjedhore deri në 31 maj, afat i përcaktuar nga vetë palët.
Ajo u bën thirrje që të ndalojnë vendosjen e kushteve të reja dhe se tani është koha për të mbajtur fjalën.
31 maji u mbyll pa një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në një mbledhje që zgjati mbrëmë rreth katër orë.
Gjatë takimit mbledhja u ndërpre për rreth dy orë pasi një përfaqësues i SHBA zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’ me palët e Këshillit Politik, në tentativë për të gjetur dakordësi për pikat pa konsensus.
Mësohet se Ian Crawford, shefi i seksionit politik dhe ekonomik në ambasadën e SHBA-së ka qenë mbrëmë në rolin e negociatorit, duke u takuar fillimisht me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, dhe më pas, është me Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare.
Takimi është kërkuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka qenë mjaft aktive për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, duke inkurajuar vazhdimisht palët.
Pikat e padakordësuara vijojnë të jenë: Kolegji Zgjedhor, sistemi zgjedhor, qeveria tranzitore, identifikimi biometrik dhe depolizitimi i administratës zgjedhore.