Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Hajdari kërkesë OSBE-së për ekspertë të huaj

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i janë drejtuar me një letër zyrtare OSBE/ODIHR-it ku kërkojnë nga ana e tyre dërgimin e një eksperti që të punojë me ekspertët vendas në hartimin e drafteve përfundimtare në kuader të Reformes Zgjedhore.

Sakaq, Komisioni është në pritje të të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtëparlamentare që së bashku me ekspertët e komisionit të fillojnë punën në zbatim të marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Sipas kësaj marrëveshjeje, reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

Më poshtë letra për OSBE/ ODHIR

Të fundit