Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PS është parti që ju qëndron marrëveshjeve

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PS është parti që ju qëndron

Përfaqësuesi i maxhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore sqaroi se e sotmja ishte një seancë informuese. Ndër të tjera ai u shpreh se partia që përfaqëson do të bëjë gjithçka që reforma të kalojë dhe nënvizoi se PS ju qëndron marrëveshjeve.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje.

Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve”, tha Gjiknuri.

Të fundit