Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore, Gjoni: PD e shikon problemin te ne, jo Rama

Reforma zgjedhore, Gjoni: PD e shikon problemin te ne, jo Rama

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni akuzon Partinë Demokratike nuk e ka problemin me Edi Ramën por me ta. Prania e Ivi Kasos, sipas tij, nënkupton se ata pranojnë dhe Damian Gjiknurin si kryetar të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Nuk u ngritëm për të bojkotuar pasi nuk bojkoti nuk është praktikë e jona, por e bëmë për tu treguar të pranishmëve dhe qytetarëve që nuk ishim dakord me ato që u tha nga Zoti Kaso. PD tregoi se ajo nuk njeh legjitimitetin e këtij komisioni dhe për të treguar se ulen në tryezë pikërisht me Ramën, që për kaq muaj i luftuan dhe nxorën njerëzit në rrugë.  Pas gjithë aksionit dhe sulmeve të saj politike, sot PD del e thotë se nuk e ka aspak problem të ulet me Ramën dhe Gjiknurin në tryezë, por problemi paskemi qenë ne, opozita parlamentare. PD e paska propozimin jashtë këtij komisioni vetëm me PS, por ne jemi atje dhe kjo për faj të PD, që u largua. Sot nuk na shmang dot.” u shpreh deputeti Gjoni në emisionin Real Story.

Në tryezën e organizuar nga OSBE-ja, Gjoni dhe disa deputëtë të tjerë të opozitës parlamentare braktisën mbledhje, pasi u ndjen të mënjanuar nga prania e opozitës jashtë parlamentit.

Të fundit