Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Hajdari akuza Ramës dhe Bashës, Ruçi i mbyll mikrofonin

Reforma Zgjedhore, Hajdari akuza Ramës dhe Bashës, Ruçi i mbyll

Deputetja Rudina Hajdari deklaron se vendi është në krizë të thellë institucionale dhe shoqërore, ndaj sipas saj rruga e daljes është Reforma Zgjedhore.

Por, ajo thekson se kjo nuk do të ndodhë për sa kohë vijojnë të ulen me njëri-tjetrin ata persona që e shkaktuan këtë situatë për vendin.

“Së shpejti, do shikojmë se si do zhvillohet reforma zgjedhore, sepse si ajo edhe reforma në drejtësi shkojnë paralelisht me njëra tjetrën për sa i përket ndryshimeve thelbësore që vendi duhet të ndjejë në vijim.

Shqipëria ka hyrë në krizë të vazhdueshme dhe vazhdojmë ta theksojmë, duke djegur shanset e integrimit, duke varur shpresat në dorë të disa personave që nuk e realizojnë këtë gjë, duke shtyrë të rinjtë drejt humbjes së besimit dhe lënies së vendit pasi i kemi shkaktuar vendit një stopim qoftë me mënyrën si kemi humbur nivelin tonë ekonomik, me ligje të mbrapshta dhe kriza të herëpashershme që ka pësuar vendi.

Vendi është në krizë të thellë shoqërore, kushtetuese, institucionale dhe duhet ti rikthejmë vendit besim të plotë mbi këto .

Reforma zgjedhore që do rikthejë sovranitetin në kuvend, që duhet të jetë në të mirë të shqiptarëve nuk do përfundojë nëse ata njerëz që e kanë rrënuar do vazhdojnë të ulen me njëri tjetrin dhe ta përdorin në kurrizin e tyre jo për të përfaqësuar interesat e qytetarëve”, u shpreh Hajdari, por në këtë moment Ruçi i mbyll mikrofonin.

Po ashtu, ajo komentoi edhe ndryshimet e propozuara për ligjin e duhanit, duke kërkuar që të rritet çmimi i një pakete cigaresh dhe mosha që mund ta konsumojë nga 18 në 25 vjeç, ashtu si edhe një fushatë sensibilizimi.

Të fundit