Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Pse Basha do ta ruajë status quo-n, bashkë me Ramën nuk i duan listat e hapura

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Pse Basha do ta ruajë status quo-n, bashkë

Deputetja Rudina Hajdari ka akuzuar me tone të forta se dy liderët e PS dhe PD, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk e duan ndryshimin e sistemin dhe listat e hapura.

Hajdari u ndal gjatë në akuza ndaj opozitës jashtëparlamentare, duke theksuar se pse lideri i opozitës do ta ruaj këtë statu quo.

“Kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet kur numri i votave është mirë, kur administrata zgjedhore është mirë?

Pse i nxorën njerëzit në rrugë? Kur nuk ndryshuan asgjë në atë komision të Reformës Zgjedhore.

U ra dakord që sistemi zgjedhor nuk ndryshon. E kuptoj Ramën kur thotë se nuk e dua ndryshimin e sistemit se do shkojë në pension politik po i hapi listat, një lider opozite që do rrijë në vend numëro, nuk do të ndryshojë sistemin.

Pse do ta ruaj këtë statu quo?

Ndaj në këtë kuvend kemi marrë përsipër për dicka tjetër, të jemi përfaqësues të popullit.

Besojmë se ai Këshilli Politik, opozita jashtëparlamentare mori vetëm një tender për identifikimin biometrik.

Bëri revolucion me flakë luftën për tenderin?

Më vjen keq që u ula në atë këshill për tu marrë me këtë cështje. U ula për të përfaqësuar vullnetin e opozitës parlamentare e qyfterët që duan lista të hapura.

Ata donin të fusnin se kush do e bënte negociatën për atë tender, që opozita ta përcaktonte tenderin.

Gabon nëse mendon se jemi thjeshtë kartonë, do votojnë reformë zgjedhore pa ndryshim sistemi zgjedhor. Ne mbajtëm parlamentin në këmbë.

Ndaj zoti Edi Rama, kryeministër, duhet të respektoni dhe ju këtë institucion dhe mos të bëni këtë që bëjnë ata jashtë. Nëse ke ndërmend që të shpallesh diktator në sytë e botës, diktator bashkë me Bashën. Dilni bashkë aty dhe pranoheni para popullit dhe iu thoni që jeni diktator. Kjo është detyra jote, t’u japësh shqiptarëve listat e hapura dhe të mos mbrosh interesin tënd dhe opozitarin”, tha Hajdari në Parlament.

Të fundit