Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Reforma Zgjedhore, i mandatuari i opozitës shpjegon si u arrit ulja në tryezë me mazhorancën
Ndër prej një viti kriza politike dukej shumë larg zgjidhjes, dje palët mazhorancë-opozitë dhe opozitë parlamentare janë ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar Reformën Zgjedhore.
Opozita e bashkuar mandatoi dy përfaqësuesit e saj, Petrit Vasilin nga LSI dhe Oerd Bylykbashin nga PD.
Ky i fundit, i ftuar në studion e emisionit "Tempora" ka sqaruar arsyet se përse opozita u ul në tryezë me qeverinë për reformën zgjedhore.
Sipas tij, në dokumentin e firmosur janë plotësuar kushtet dhe pika e opozitës, e cila i ka thënë në fund të shtatorit.
“ Në fund të shtatorit 2019, PD bëri propozimin e planit me 5 pika. Ritheksonte deligjitimimin e parlamentit shqiptar, jo vetëm si forumi ku debatohen ligjet, por edhe si një instrument i papranueshëm për të bërë reformën zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore që do të sjellë disa garanci shtesë për zgjedhjet e shqiptarëve, sepse OSBE/ODIHR thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhjet për shqiptarët.
Interesi i tyre u la mënjanë, nuk pati garë nuk pati mundësi zgjedhje. Ky parlament që i ka vënë vulën proceseve politike nuk mund të jetë ai që bën reformën zgjedhore. Për këtë arsye ne kërkuam që të bëhet reforma zgjedhore me konsensus. Konsensusi të qëndrojë i paprekur dhe ky të bëhet deri në miratimin në parlament të kodit zgjedhor sipas amendamenteve që do të bihej dakord në një instrument politik jashtë parlamentit.
Ne këtë e kemi thënë në shtator, kemi thënë që do jemi pjesë e reformës me këto kushte. Sot dokumenti i firmosur i përmban këto kushte dhe këto pika të opozitës një për një, të thëna në fundin e shtatorit.
Sot mazhoranca pranoi edhe nën presionin ndërkombëtar, edhe me gjithë mediacionin ndërkombëtar, me atë që e dimë, kushtet që ka vendosur Bundestagu për hapjen e negociatave. Reformë zgjedhore, gjithëpërfshirëse me konsensus dhe më pas kjo reformë të testohet, në këtë presion mazhoranca çetoi”, u shpreh ish deputeti.