Reforma Zgjedhore/ Lami pesimist për zgjedhje cilësore: Mosbesim mes palëve politike, dy partitë kryesore kontrollojnë sistemin

Analisti Roland Lami e sheh me skepticizëm të madh zhvillimin e zgjedhjeve cilësore në vend dhe shkak për këtë sipas tij është mungesa e besimit të palëve tek njëra-tjetra. I ftuar në ‘Real Story’ Lami deklaroi se fati i sistemit zgjedhor varet nga këto dy forcat kryesore politike në vend pasi është i kontrolluar prej tyre.

“Fakti se me palet ulen nderkombetaret, duket se palet nuk po gjejne konsensus. Çdo faktor ndërkombëtar është i detyruar që të ulet me këto palë. Unë e shoh pesimiste se si mund të jetë fati i cilësisë së zgjedhjeve, ku palët nuk kanë vullnet dhe si besojnë njëri-tjetrit. Ne kemi dhe një fakt ku dy partitë kryesore kontrollojnë sistemin për të cilin ne flasim, dhe as që duan ta lëshojnë. Siç është administrata publike apo votimi elektronik. Fakti që se kërkojnë këtë gjë, tregon se duan të që të jenë prezent që ta kontrollojnë ata. Fati i një sistemi varet nga këto dy parti. Çdo parti tjetër që tenton të çajë sistemin, s’ka fuqi dhe forcë që të hyjë në parlament. Nuk shoh se ka cilësi në zgjedhje që kemi pasur më përpara”, tha Lami.