Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, LSI mbledh grupet e ekspertëve

Reforma Zgjedhore, LSI mbledh grupet e ekspertëve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot grupin e ekspertëve, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Gjatë mbledhjes u zgjodhën nëngrupet për secilën çështje, ndërkohë mësohet se përfundimet e mbledhjes do të diskutohen në komisionin e opozitës së bashkuar.

Nga ana tjetër, javës që shkoi u mblodhën dy komisione paralele për Reformën Zgjedhore.

Komisionin e posaçëm me bashkëkryetarë Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin opozita jashtë parlamentare nuk e njeh. Kjo e fundit, ngriti grupin e punës me ekspertë nga të gjitha forcat politike për adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Të fundit