Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Reforma zgjedhore/ Mustafaj komenton palët: Të pasinqertë në dëshirën për dialog
Diplomati Besnik Mustafaj ka folur për reformën zgjedhore në studion e rubrikës ‘Opinion’ në News 24, duke komentuar platformën e propozuar nga opozita, si dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama.
Mustafaj është shprehur se të dyja palët janë përgjegjëse dhe nuk kanë treguar dëshirën për të bërë një dialog të sinqertë, por përgjegjësinë më të madhe ia ka ngarkuar qeverisë.
“Është një lojë me pretekste shumë që do të thotë se të dyja palët nuk e duan një dialog të sinqertë dhe një bashkëpunim të sinqertë.
Përgjegjësia kryesore gjithmonë mbi maxhorancën, asnjëherë përgjegjësia kryesore nuk bie mbi opozitën. Kjo është një aksiomë e realiteteve të demokracisë. Kryeministri flet pa dhënë përgjigje në detaje. Kryeministri për të qenë bindës ndaj shqiptarëve, për të treguar që është serioz, për të treguar që me të vërtetë e do këtë dialog në emër të reformës zgjedhore sepse reforma zgjedhore është e pakapërcyeshme në kushtet e vëna nga Gjermania për çeljen e negociatave, do duhej t’i merrte një nga një dhe t’i jepte përgjigje qoftë edhe në distancë”, tha Mustafaj.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk e dëshiron bashkëpunimin me opozitën, pasi do të ishte në disfavorin e tij përballë kushteve të BE-së, të cilat, sipas diplomatit, Rama as nuk i plotëson dot dhe as nuk ka vullnetin duhur apo ekspertizën për t’i plotësuar.
“Që kjo bëhet, kjo nuk bëhet për këtë arsye, sepse kjo është shprehja e vullnetit pozitiv. Por kryeministri me një të rënë të lapsit, i hedh poshtë, çka tregon se ai në thelbin e tij nuk e dëshiron bashkëpunimin me opozitën sepse e di që ky bashkëpunim do të ishte në disfavorin e tij përballë detyrimeve të BE-së, në kuptimin që ai nuk i bën dot, nuk i plotëson dot, nuk ka vullnetin e duhur dhe as ekspertizën për t’i plotësuar kushtet që kërkon BE-ja, të formuluara nga Bundestagu gjerman”, theksoi Mustafaj.
Për sa i përket rolit të opozitës, diplomati u shpreh se ajo nuk duhet të vërë ultimatume për dialog me maxhorancën.
“Nga ana tjetër opozita nuk mundet të vërë ultimatume për t’u ulur në tryezë me maxhorancën për këtë reformë konkrete. Pra, opozita duhet ta kuptojë se është në opozitë dhe në të gjitha realitetet demokratike opozita kërkon 10 gjëra kur i plotësohen 3 ose 4 është një opozitë që i ka arritur qëllimet e veta. Shqiptarët ose në çdo realitet demokratik, opinioni ka votuar për të marrë përgjegjësinë atë që është në pushtet. Këtë gjë opozita nuk duhet ta harrojë kurrë dhe nuk duhet të sillet me arrogancë si maxhoranca. Ky për mua është realiteti që shohim”, deklaroi Mustafaj.