Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pasditen e së hënës, ndonëse zyrtarisht një ditë pushimi, rinisën punimet në Kuvendin e Shqipërisë.
Në fjalimet hapëse, theksi u vu kryesisht te Reforma Zgjedhore, si sfida kryesore e këtij sezoni të ri politik në vend, për shkak se në pranverën e 2021-shit pritet të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Deri tani, vetëm data e zgjedhjeve është dekretuar nga presidenti Ilir Meta, 25 prilli, ndërsa ashtu siç e theksoi edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, brenda këtij sesioni, duhet përmbyllur puna për Reformën Zgjedhore duke impelmentuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet kushtetuese që u votuan në seancën e fundit parlamentare më 30 korrik, si dhe administrata e re zgjedhore.
“Ky nuk ishte oportunizëm politik, por një veprim me vetëdije të qartë kombëtare. Me këtë veprim, gratë dhe burrat e këtij Kuvendi u krijuam një mundësi forcave politike që kishin braktisur Kuvendin, të kontribuonin në legjislacionin për zgjedhjet. Kuvendi i Shqipërisë i rikrijoi një mundësi përfaqësimi asaj pjese të popullsisë që beson te opozita jashtëparlamentare dhe kontributi i saj për vendin. Produkt i bashkëpunimit me opozitën jashtëparlamentare ishte “përkthimi” i marrëveshjes së 5 qershorit në dispozita ligjore, nëpërmjet miratimit të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, në seancën plenare të datës 23 korrik 2020”, tha Kreu i Kuvendit.
Ruçi tha se, “as gjithëpërfshirja e moraliteti dhe as kushtetutshmëria e legjitimiteti nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin”.
“Këto ndryshime nuk ishin një vetëtimë në qiell të pastër, por ishin sinjalizuar nga opozita parlamentare në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Këtë vullnet politik konsistent ajo e solli në Kuvend, duke depozituar më 15 qershor nismën ligjore për ndryshime kushtetuese. Kuvendi u hapi rrugën këtyre ndryshimeve, i bindur se ato e bëjnë garën elektorale më konkurruese dhe qytetarët më përcaktues në zgjedhjen e grave dhe burrave që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.
Kuvendi ndan të njëjtin mendim me qytetarët shqiptarë se këto ndryshime janë në të mirë të vendit. Kriteri për refuzimin e një ndryshimi ligjor nuk është fakti se ky ndryshim nuk është i përsosur, por nëse ndryshimi përmban më shumë të mira sesa mangësi. Në këtë botë, të nderuar kolegë, sidomos në jetën politike, ka shumë pak gjëra që janë tërësisht të mira apo tërësisht të këqija. Prandaj unë ndaj të njëjtën bindje me shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe të qytetarëve se këto ndryshime avancojnë demokracinë brenda partive dhe rrisin si përgjegjësinë e tyre dhe të qytetarëve në zgjedhjen e degës legjislative të qeverisjes”, – deklaroi Ruçi.
Ai tha se, këto ndryshime krijojnë një kuadër ligjor zgjedhor, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, ku zgjedhësi voton jo vetëm për subjektin zgjedhor, por edhe për kandidatin e parapëlqyer prej tij. Me këto ndryshime, plotësuam kuadrin ligjor për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësuam një garë të barabartë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021”.
Nga ana tjetër, drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta thotë për VOA se “Kemi një premtim në parim se listat do të hapen, por ne nuk e dimë ende se si do të hapen listat. A do të hapen listat për qytetarët apo do të jetë një lojë e politikës, ku përsëri kryetarët e partive, majtas dhe djathtas, do të kenë gjithë ekskluzivitetin për t’i zgjedhur kandidatët për deputetë” .
18 shtatori është afati i fundit për propozimet, sipas marrëveshjes së qershorit, mbi emërimin e drejtuesve dhe përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por politika po përpiqet ta kapë sërish, thotë zonja Meta, sepse ka vendosur disa kritere, që pengojnë çdo qytetar me integritet për të konkurruar për ato poste.
“Përsëri politika po tenton ta kapë KQZ-në, sepse kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në të gjithë nivelet e strukturës së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk janë aspak transparente, janë shumë hileqare për faktin se kanë vënë një klauzolë të tillë se kandidati duhet të jetë një ish-përfaqësues i një institucioni, ish-funksionar, ish-drejtues i lartë, apo ish-drejtues i një ojq-je, apo ish-gjyqtar apo ish-funksionar në sistemine drejtësisë” - thotë Meta.
Mbetet për t’u parë nëse kanë hyrë ende në fuqi ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe si do të ecet me akte të tjera nënligjore, sqaron Meta, për të nisur një garë zgjedhore të ndershme dhe ligjore. Sipas saj, situata politike nuk është aspak e qetë, edhe pse në dukje ka një heshtje të sforcuar artificialisht, dhe është e ngarkuar me surpriza të paparashikuara.
Lexo edhe:
https://politiko.al/a-do-te-jete-funksionale-gjykata-kushtetuese-me-1-janar/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38