Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Soreca pret në zyrë ambasadorët  në orën 11.00

Reforma Zgjedhore, Soreca pret në zyrë ambasadorët  në

Vijojnë takimet mes faktorit ndërkombëtar në Tiranë, lidhur me Reformën Zgjedhore, ku palët ende nuk kanë arritur të negociojnë për një marrëveshje konsensuale.

Ndonëse prej dy ditësh, trojka e ambasadorëve është angazhuar me orë të gjata (dy ditët e fundit nga 9 orë mbledhje), sërish nuk është gjetur ende një dakordësi mes palëve të Këshilli Politik.

Ndërkohë, ndërkombëtarët vijojnë sërish sot takimet, duke nisur fillimisht mes tyre. Në orën 11.00 ambasadori i BE, Luigi Soreca  pret në zyrë ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, atë britanik Duncan Norman dhe atë të OSBE, Bernd Borchardt.

Ndërkohë, takimi me styre dhe palët e Keshillit Politik nuk është caktuar ende.

Kujtojmë se pas mbledhjes së gjatë të natës së mbrëmshme, kryediplomatja amerikane Kim “e hodhi topin në fushën e Lulzim Bashës”, teksa deklaroi se është gati draft-marrëveshja, që ajo e cilësoi të mirë për përmbushjen e Reformës Zgjedhore.

Pas thirrjes së Kim, kreu i PD, tha se ka ende një pika e padakordësuar.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Të fundit