Flash News

KRYESORE

Reformë e re në arsim, Ahmetaj: Do fusim anglishten në klasën e parë

Reformë e re në arsim, Ahmetaj: Do fusim anglishten në

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka deklaruar nga foltorja e kuvendit se në muajin shtator lënda e gjuhës angleze do të futet që në klasë të parë.

Ahmetaj gjithashtu iu përgjigj akuzave të opozitës për aktin normativ si pjesë e situatës me COVID-19, teka theksoi se në vitet e fundit janë rritur të ardhurat me 25 %.

Më tej ai shtoi se PS po përgatitet për mandatin e tretë qeverisës.

“Numërojeni pak deficitin buxhetor. Ai ka në kurriz 4.4 % brenda vetes goditjen që merr nga ekonomia. Vetëm 2.2 % nga tërmeti. Është gati 2 një deficit normal. Kjo tregon se qeveria ecën me përgjegjshmëri. E keni lexuar aktin normativ? Ka shtesë numrash, mësuesish për një reformë të rëndësishme. Do duhet ta dini ju të opozitës, që ne kemi nisur një reformë të re për fëmijët dhe prindërit e këtij vendi. Kemi nisur anglisht në klasë të parë për nxënësit e republikës. Që ata të jenë gati për Global Economi. Prindërve ju bën, ndoshta juve jo. Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur mbi 25 % në këto vite. Ju më flisni për oligarkët. Taksa progresive i kthehu 110 mld dollarë atyre që ju i quani njerëz në nevojë. Ne hoqëm taksën për 300 mijë lekë e poshtë, e rritëm pagën minimale. Ne do të ndjekim këtë model, për të përgatitur mandatin e tretë të kësaj maxhorance, të kryeministrit Edi Rama”, tha Ahmetaj në seancë plenare të ditës së sotme.

Të fundit