Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Refuzimi i Cakajt, vendim i Metës i drejtë apo jo? Ruçi i përmend Kushtetutën: Presidenti duhet të shprehet me dekret
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen presidentit Ilir Meta, sa i takon refuzimit të Gent Cakajt, propozimit të kryeministrit Edi Rama për dekretimin e tij si ministër i Jashtëm.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Ruçi u pyet nëse vendimi i Metës për mosdekretimin e Cakajt ishte vendim i drejtë ose jo, ndërsa ai i ka kujtuar presidentit ç’parashikon Kushtetuta lidhur me këto raste.
“Nuk merrem me këto komente ka apo s’ka të drejtë, por i referohem Kushtetutës. Presidenti duhet të shprehet me dekrete, nuk vë në diskutim ka apo s’ka të drejtë.
Edhe kur ka kundërshtime duhet nxjerrë dekret, se është kompetencë e Kuvendit. Nuk ka dy emërime.
Të presim që Gjykata Kushtetuese të ngrihet dhe të shprehet me këtë interpretim “, u shpreh Ruçi, ndërsa pak minuta më parë Meta dekretoi Edi Ramën edhe si ministër të Jashtëm, de juro.