Flash News

KRYESORE

Refuzimi i Shaqirit për në kombëtaren e Zvicrës, shkaku është Xhaka

Refuzimi i Shaqirit për në kombëtaren e Zvicrës, shkaku

Refuzimi që Xherdan Shaqiri i bëri kombëtares së Zvicrës ka sjellë me vete shumë debate. Mesfushori me origjinë shqiptare tha se ai nuk do të bashkohej me përfaqësuesen helvetike sepse kërkon që të përqendrohet te Liverpool-i.

Por një nga gazetat më të mëdha në vend, “Blick”, ka shkruar se arsyeja e vërtetë e mosardhjes së Shaqirit është shiriti i kapitenit që trajneri Vladimir Petkoviç i ka dhënë shqiptarit tjetër Granit Xhaka.

Duket se Shaqiri nuk ndihet i vlerësuar nga trajneri Petkoviç si në kohën e Otmar Hitzfeld. Krisjet mes Petkoviç dhe Shaqirit nisën që në Euro 2016, kur futbollisti me orgjinë shqiptare në atë kohë bëri dhe një deklaratë ku shprehte haptazi pakënaqësinë ndaj trajnerit.

Edhe atëherë shkak ka qenë shiriti i kapitenit. Por kjo revoltë e Shaqirit mund të sjellë ndryshime në stolin e helvetikëve. Blick shkruan se trajneri Petkoviç ka një sjellje arrogante në komunikim me lojtarët, por shpesh kritikat ndaj tij janë shuar për shkak të rezultateve.

Por aktualisht, rezultatet mungojnë. Në 9 ndeshjet e fundit, kombëtarja helvetike ka regjistruar 5 humbje, 1 barazim dhe vetëm 3 fitore. Ndoshta, e gjithë kjo rrëmujë mund të sjellë shkarkimin e boshnjako-zviceranit.

Të fundit