Flash News

KRYESORE

Refuzohet apelimi i Realit për pezullimin e Ronaldos

Refuzohet apelimi i Realit për pezullimin e Ronaldos

Komiteti i Kompeticionit, organi disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë të drejtën e Real Madridit për të kundërshtuar pezullimin e Cristiano Ronaldos, duke konfirmuar 5 javët e pezullimit të dhëna nga gjyqtari i ndeshjes.

Kështu shkruan gazeta katalane ‘Sport’, sipas të cilës, Komisioni i Apelit ka vendosur të mos e heqë kartonin e dytë të verdhë për CR7 për simulimin e dyshuar në fushë, ndërkohë që ka konfirmuar për katër jave pezullimin e sulmuesit portugez per shtyrjen e gjyqtarit  De Burgos Bengoechea.

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë sot në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës në Santiago Bernabeu përballë Barcelonës si dhe në katër ndeshjet e para të kampionatit të Spanjës  kundër Deportivos, Valencia, Levante dhe Real Sociedad.

Katër herë fituesi i Topit të Artë do të bëjë debutimin e tij në kampionat vetëm me 20 shtator në ndeshjen ndaj Betis.

 

Të fundit