Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Refuzoi anulimin e projektit të ‘Unazës së Re’, reagon Agron Shehaj: Belinda Balluku me përvojë në aferat korruptive
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratave të ministres së Transporteve dhe Energjitikës, Belinda Balluku që refuzoi tërheqjen e projektit të ‘Unazës së Re’.
Në një status në ‘Facebook’, Shehaj shkruan se ‘Edi Rama e zëvendësoi shërbëtorin e dalë boje në krye të minsitrisë me një shërbëtore më të vjetër dhe më me shumë përvojë në aferat korruptive të tij’.
“Projekti i unazës është aferë fund e krye korruptive. Me pazare personale, Edi Rama caktoi klientët që do merrnin paratë, disa herë më shumë se kostoja e punimeve, dhe shërbëtorët e tij në ARRSH e ministri rregulluan letrat dhe procedurat për të zyrtarizuar pazaret e shefit. Edi Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë i dështoi falë përpjekjeve të opozitës. Edi Rama e zëvendësoi shërbëtorin e dalë boje në krye të minsitrisë me një shërbëtore më të vjetër dhe më me shumë përvojë në aferat korruptive të tij. Me këtë "eksperte" të vjetër grabitjesh, Edi Rama ka vendosur ta vazhdojë projektin hajdut të unazës. Ka vetëm një shpjegim për këtë arrogancë të verbër: etja e pangopur për para që e shtyn të grabisë çdo gjë. Ka, edhe, vetëm një fund për këtë verbëri: askush nuk i ka gëzuar dot paratë e grabitura duke lënë popullin në varfëri dhe prapambetje”,shkruan ai në ‘Facebook’, që ishte i pari që denoncoi skandalin e ‘DH Albania’.