Flash News

KRYESORE

Refuzoi ftesën e presidentit për dialog, flet Rama: Meta mori drejtimin e opozitës, sot e mori përgjigjen e qartë

Refuzoi ftesën e presidentit për dialog, flet Rama: Meta mori

Ndërsa presidenti Ilir Meta vijon ta presë në zyrë pas ftesës për dialog në kuadër të krizës politike dhe pas takimin me kreun e PD, Lulzim Basha, vjen sërish reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr 4 në Tiranë, Rama shprehet se presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, sa herë sipas tij dështon kreu i PD.

Sipas Ramës, presidenti e ka marrë përgjigjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e PUK, pasi KQZ refuzoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet lokale, pas dekretit të presidentit, pra duke mos njohur indirekt dekretin e Metës.

“Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri.

Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por s’kemi ca bëjmë. Erdhi dita që edhe Bujar Nishani duket si Xhefersoni , habi e madhe. Kur bëmë marrëveshjen 2017, atëherë kur ishte e deklaruar nga të dyja palët, ata të presidencës na merrnin në tel dhe na thoni 'na dërgoni letrën me firmë që jeni dakord për shtyrjen e zgjedhjeve për një javë', ishte brenda afatit kushtetues, presidenca e kërkonte me shkrim për këtë ndryshim. Ky tjetri hapni vendin se do hidhem. Edhe i hodhi benzinë zjarrtit me atë marrëzinë e ç’firmosje së firmës së vet, iu dha një motiv absurd për tu kap që gjasme do mbrojmë dekretin.

Sot e ka marrë përgjigjen e qartë edhe nga Kolegji Zgjedhor, dhe vendimet e Kolegjit janë pa të drejtë ankimimi, organi që vulos zgjedhjet , mirëpo c’më duhet mua ca bëj unë”, u shpreh Rama.

Të fundit