Flash News

KRYESORE

I refuzoi ligjin e parë, por Meta dhe Rama ‘trokasin gotat’ për Pavarësinë

I refuzoi ligjin e parë, por Meta dhe Rama ‘trokasin gotat’

Presidenti Ilir Meta organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 28 Nëntorit. Në këtë pritje ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi.

“Dita e Pavarësisë është ditë e lavdishme për kombin tone. Pa ideale të larta nuk ka qëllime të ndritura. Skënderbeu e Ismail Qemali lartësuan imazhin e vendit në botë. Identiteti kombëtar është unik dhe i patjetërsueshëm. Viti i Skënderbeut do forcojë ndjenjat e atdhetarizmit. Gëzuar festën e flamurit të gjithë shqiptarëve”, tha Meta në fjalën e mbajtur.

Gjatë këtij takimi nuk ka munguar asnjë një trokitje gotash mes Metës dhe Ramës. Duket se për festën e Pavarësisë palët i kanë harruar përplasjet mes tyre përjashto edhe këtë të fundit ku kreu i shtetit nuk e dekretoi ligjin e parë të miratuar nga qeveria ‘Rama 2’.

Të fundit