Flash News

KRYESORE

Refuzoi PSG-në, Rodriguez: Milan është Milan, këtu ka atmosferë speciale dhe tifozë të çmendur

Refuzoi PSG-në, Rodriguez: Milan është Milan, këtu ka

Në ditët e fundit të merkatos e ardhmja e mbrojtësit zviceran të Milanit, Ricardo Rodriguez, nuk ishte aspak e sigurt, pasi ekipi i PSG pritej që t’i bënte një ofertë të majme.

Siç pohon dhe vetë Rodriguez, interesi i francezëve nuk ka munguar, por ai ka zgjedhur të vijonë në Milano, me skuadrën e drejtuar nga Gatusso.

“PSG kishte interes dhe për mua ishte kënaqësi. Por unë jam akoma te Milan, në një stadium si ‘San Siro’, në nivelin më të lartë. Këtu tifozët janë të çmendur. Gattuso është njeri korrekt, i ndershëm, një trajner që e do futbollin. Ne jemi të gjithë në dispozicion të tij. Milan është Milan. Çdokush mund të thotë çfarë të dojë por shumë lojtarë duan të vijnë këtu. Te Milan ka atmosferë speciale. Ju do ta shihni se çfarë ndodh kur ne të luajmë përsëri në Champions,” ka thënë mbrojtësi i kuqezinjve.

Të fundit