Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, Panucci: Jam gati të vendos bast: Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm

Në konferencën për shtyp para ndeshjeve eliminatore kundër Turqisë dhe Andorrës, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka folur edhe për Durmishajn, i cili refuzoi Shqipërinë për të luajtur me kombëtaren greke.

Ai u shpreh se nuk ka marrë një përgjigje të qartë nga Durmishaj, ndërsa shtoi se ësshtë i gatshëm të vendosë bast se Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm.

“Të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush bën atë që do, por problemi është që në fillim thonë “po”, pastaj “jo”, pastaj dërgon ndonjë mesazh dhe përgjigjet menaxheri. Këta lojtarë që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë e thotë me bindje “po”, “jo”, nuk qurravitet. Këta janë lojtarë me “ko*e”, jo ata si Durmishaj që sapo i kërkon Greqia apo një kombëtare tjetër u prishet mendja. Këtu jam gati të vendos bast: Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm. Këtu do jemi, do flasim pas dy vitesh. Shkova të takoj një lojtar, erdhën babai, menaxheri, xhaxhai, kryetari i bashkisë, m’u duk sikur ishte Messi. Nuk e di fare ku luan tani. “Nuk e di, duhet të mendohem, të flas me menaxherin, me babin”. Për çfarë, menaxheri e vendos jetën tënde? Isha me një drejtues të Federatës, i thashë “nuk vlen, hiqi vizë”. Menaxheri e trajtonte sikur të ishte Cristiano Ronaldo”, u shpreh Panucci.