Flash News

KRYESORE

Refuzoi ta dekretojë, reagon Meta pas delegimit të Gent Cakajt për drejtimin e MPJ

Refuzoi ta dekretojë, reagon Meta pas delegimit të Gent Cakajt

Vjen reagimi i parë i presidentit Ilir Meta pasi sot kryeministri Edi Rama i delegoi kompetencat e tij për drejtimin e Ministrisë së Jashtme, Gent Cakajt.

I pyetur nga gazetarët gjatë një takimi në Kamzë se si do ta komentojë këtë akt të kryeministrit, Meta tha se nuk ndërhyn për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit.

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, një ditë më parë, Rama u dekretua edhe si ministër i Jashtëm, ndërsa pa kaluar 24 orë, këto kompetenca ia delegoi zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Kujtojmë se Meta refuzoi ta dekretojë Cakajn në krye të MPJ, kur Rama e propozoi që në krye të herës për të zëvendësuar Ditmir Bushatin pas shkarkimit.

Të fundit