Flash News

KRYESORE

Refuzoi të deklaronte pasurinë, ish-kryetari i komunës del para gjykatës

Refuzoi të deklaronte pasurinë, ish-kryetari i komunës del para

Albert Kreci, ish-kryetari i komunës Pajovë në Peqin do të dalë përpara trupit gjykues në Elbasan, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila e akuzon për “refuzim të deklarimit të pasurisë”.

“Me cilësinë e të pandehurit: ALBERT KRECI, mjek ligjor (IML, Durrës), ish-kryetar i Komunës Pajovë (Peqin) për dy mandate. Akuzuar për veprën penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunës publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, që parashikohet nga neni 257/a/2 i K.Penal, në kuadër të procedimit penal nr 1024 viti 2015”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria po ashtu do të gjykojë dhe Shpëtim Plakun, me profesion teknik, i cili akuzohet për “deklarim të rremë në polici”.

Të fundit