Flash News

KRYESORE

Refuzoi urdhrin e Arta Markut, shkarkohet nga detyra prokurori Sokol Stojani

Refuzoi urdhrin e Arta Markut, shkarkohet nga detyra prokurori Sokol Stojani

Kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani ka refuzuar urdhrin e Arta Markut për të hetuar 10 kolegët e tij.

Në këto kushte, Stojani ka preferuar të japë dorëheqjen dhe jo të nisë hetimin disiplinor ndaj 10 prokurorëve që pranuan që të ishin pjesë e shortit për çështjen ‘Shullazi’.

Kujtojmë se një ditë më parë,  Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorët, që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, prokurorët refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Prokurorët që do të kalojnë në hetimin disiplinor janë:

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Behar Dibra

Sonila Muhametaj

Arenc Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

Të fundit